Arrihet marrëveshja për transferimin rekord të Arsenalit

Arrihet marrëveshja për transferimin rekord të Arsenalit

Arsenali dhe Monaco janë pajtuar për transferimin e Thomas Lemar drejt ‘Emirates Stadium’.

Sipas asaj që raporton Sky Sport tashmë ka mbetur të arrihet marrëveshje edhe me futbollistin, ndërsa duket që për këtë çështje është angazhuar vetë Arsen Wenger i cili është parë sot gjatë ditës në Francë.

Arsenalit kjo marrëveshje besohet se do t’i kushtojë 93 milionë funte.

Me këtë transferim Arsenali do ta bënte transferin më të shtrenjtë në histori të klubit pas transferimit të Lacazettes në këtë verë për 53 milionë euro.

Në anën tjetër, Arsenali nuk do ta pranoj ofertën e dytë në vlerë prej 55 milionë funte nga Manchester City, për Sanchezin nëse nuk gjene zëvendësuesin e tij.

Arsenali është lidhur gjatë ditës së sotme me një transferim edhe të gjermanit Julian Draxler.