Arrijnë afër 12 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Arrijnë afër 12 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë të hënën kanë arritur 11 mijë e 700 doza të vaksinës kundër Coronavirusit nga kompnia Pfizer, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Numri i vaksinave në Shqipëri ka shkuar në mbi një milion.

“Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Kanë mbërritur sërish edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në një milion ëe 79 mijë e 650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, ka shkuar Rama./Insajderi.com