Arrijnë ndihmat e para ndërkombëtare në ditën e dytë të armëpushimit në Gaza

Arrijnë ndihmat e para ndërkombëtare në ditën e dytë të armëpushimit në Gaza

Ndihmat e para humanitare kanë mbërritur në Gaza, pas arritjes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, transmeton Insajderi.

Kamionë nga agjenci të ndryshme të ndihmave, duke përfshirë ato të Kombeve të Bashkuara filluan të dërgojnë ilaçe, ushqime dhe karburant në Gaza, shkruan ‘BBC’.

Në Izraelin jugor, banorët festuan armëpushimin, por shumë prej tyre shprehën shqetësimin se një konflikt tjetër në rajon është vetëm çështje kohe.

“Më shumë se 100 mijë njerëz u desh të largohen nga shtëpitë e tyre në territorin, i cili kontrollohet nga grupi militant Hamas dhe gati 800 mijë njerëz nuk kishin qasje në ujë”, ka thënë agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për krijimin e korridoreve në mënyrë që njerëzit e plagosur të evakuohen.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në konfliktin 11 ditor, shumica dërrmuese e tyre në Gaza./Insajderi.com