Arrinë në 36 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Arrinë në 36 numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në Kinë

Numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut që varrosi një fshat në jugperëndim të Kinës u rrit në 36, njoftojnë sot mediat kineze, sipas të cilave edhe 15 persona konsiderohen ende të zhdukur disa ditë pas fatkeqësisë.

Gazeta People Day shkruan se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën për gjetjen e personave të zhdukur në qarkun Shuicheng të provincës Guizhou, ku një ‘përrua’ i dendur i baltës kishte varrosur 22 shtëpi si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Në mesin e viktimave janë dy fëmijë dhe një nënë me një foshnje.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi të shtunën se 40 persona janë shpëtuar, sipas të dhënave të ekipeve të emergjencës lokale.

Qeveria e Kinës ka ndarë 4.35 milionë dollarë për operacionin e kërkim-shpëtimit dhe rivendosjen e banorëve të fshatit të prekur nga fatkeqësia.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në pjesët rurale dhe malore në Kinë, sidomos pas shirave të dendura, dhe vendi është përballur me shumë vërshime gjatë këtij viti.

Në gusht të vitit 2017, të paktën 30 persona humbën jetën në dy rrëshqitje të ndara dheu në të njëjtën provincë rurale të Guizhou.