fbpx

Arritje historike – Kosova në Kampionat Botëror U21

Arritje historike – Kosova në Kampionat Botëror U21

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 në hendboll për meshkuj do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për grupmoshën përkatëse, që zhvillohet në Spanjë nga data 16 deri më 28 korrik të këtij viti, bën të ditur Insporti.

Kosova deri tek ky sukses i madh, arriti duke u shpallur kampione e Trofeut të IHF-së, faza Interkontinentale (IHF Trophy Intercontinental Phase), pasi në finale shënoi fitore ndaj Taipeit Kinez.

Finalja e kësaj gare përfundoi me fitoren e Kosovës U21 me rezultat 30:26, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.