Arrogant dhe i padijshëm- Shfaqja e mbrëmshme e deputetit të LDK-së

Arrogant dhe i padijshëm- Shfaqja e mbrëmshme e deputetit të LDK-së

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka shkruar mbrëmë një status  me plotë gabime drejtshkrimore kundër gjeneralit të Ushtrisë Shqiptare Kudusi Lame, shkruan Insajderi.

Gjenerali Lame, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin Debat Plus, ku foli për luftën e UCK-së, ndërkohë deputeti Zemaj, nuk hezitoi të ia thurë ca vargje të cilat mezi kuptohen.

Zemaj e ka quajtur Lamen, profiter i cili sipas tij për hesape të hienave sillet në Kosovë. Ndërsa ka thënë që ai as gënjeshtrat nuk di të i lidhë në mes kupolës staliniste dhe rrethanave tjera të luftës.

“Prape ky profiteri qe quditrishte per hesape te hienave sillet e pshtillet neper Kosove, Kudra si Lame paska ardhe me halulacionet e radhes. As vete genjeshtrat sdin me i lidhe ne mes kupoles staliniste dhe rrethanave te verteta të luftes”, ka shkruar Zemaj.

Në statusin e tij Zemaj në vend të çuditërisht – ka shkruar quditrishte, në vend të halucinacionet – ka shkruar halulacionet, ndërsa në shkrimin e tij nuk ka as presje e as ë-ja.

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, mbrëmë ka rrëfyer për sfidat që ekzistonin për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës. Ndërsa duket që Zemaj i ka vënë në pikëpyetje të gjitha këto./ Insajderi.com