Arsenal nis bisedimet me mesfushorin gjerman

Arsenal nis bisedimet me mesfushorin gjerman

Arsenali do t’i nisë bisedimet me mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzka, gjatë vitit të ri teksa fillon ta planifikojë jetën pa Mesut Ozilin.

Gjermani do të jetë lojtar i lirë në vitin 2018 dhe do t’i lejohet të bisedojë me skuadrat të mundshme me fillim nga janar, shkruan DailyMail.

Tabloidi anglez raporton se ai do të vijë si zëvendësues i Ozil, i cili pritet të largohet me Manchester United dhe Barcelona të interesuara për të. /Express/