Arsenal sytë ka Raul Jimenez i Wolves

Arsenal sytë ka Raul Jimenez i Wolves

Ekipi nga Londra, Arsenal, ka vënë në shënjestër sulmuesin kryesor të Wolves, meksikanin, Raul Jimenez.

Le10Sport shkruan se Arsenal ka vetëm një opsion për zëvendësimin e Aubameyang dhe ai është Raul Jimenez, transmeton Insajderi.

Aubameyang po kërkon largimin nga Arsenal në drejtim të Barcelonës, shkaku që ai nuk është i bindur me projektin e klubit të Arsenal dhe dëshiron ta zgjedhë një rrugë më të lehtë drejt arritjes së suksesit.

Raul Jimenz është një nga sulmuesit më kualitativ në ligë dhe në këtë sezon ai nga 37 takime, ka shënuar 17 gola, arritje këto që e kanë vendosur si një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Wolves nuk dëshiron ta shes lojtarin, por nëse ata do të detyroheshin ta bënin, ata do të kërkonin të paktën 60 milion euro për kartonin e tij./Insajderi.com.