Arsenal vs Chelsea – Përfundon pjesa e parë

Arsenal vs Chelsea – Përfundon pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Fa Cup, në mes të Arsenal vs Chelsea.

Chelsea e ka filluar shumë më mirë ndeshjen, duke realizuar menjëherë në minutën e 5’, kur Perisic shënoi, pas një asistimi të Olivier Giroud, raporton Insajderi.

Ekipi i Arsenal ka ndryshuar qasjen në vazhdimin e pjesës së parë, duke arritur që të kthejë dominimin dhe duke shënuar në minutën e 28’, përmes Aubameyang, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi vet ai u pengua nga mrojtësi i Chelsea, Cesar Azpilicueta.

Nga pjesa e parë, shihet se edhe pjesa e dytë, do të ketë adrenalinë dhe intensitet të lartë. Mbete të shihet se cili nga trajnerët, do të arrijë të fitojë titullin e parë në karrierë, me ish ekipet e tyre./Insajderi.com.