Arsenali dëshiron Agueron për Sanchezin

Arsenali dëshiron Agueron për Sanchezin

Skuadra e Arsenalit i ka bërë të qartë Manchester Cityt se nëse dëshirojnë t’i fitojnë shërbimet e Alexis Sanchez, atëherë do të duhet ta përfshijnë Kun Agueron në një marrëveshje të tillë, shkruan Insajder.

Më herët gjatë ditës është raportuar se Man.City i kishte ofruar Arsenalit para dhe Raheem Sterling, por që duket se përgjigja e Arsenalit ka qenë e shpejt, raporton Independent.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe një largim i tij është i mundshëm kur merret parasysh se në vitin e ardhshëm Arsenali do ta humbiste atë pa fituar asgjë.

Në ndërkohë Guardiola ka bërë të qartë se sulmuesi i ri Gabriel Jesues do të jetë zgjedhja e tij e parë në repartin sulmues./Insajderi.com