Arsenali dhe Evertoni ‘luftojnë’ për shërbimet e Iscos

Arsenali dhe Evertoni ‘luftojnë’ për shërbimet e Iscos

Arsenali dhe Evertoni janë duke garuar për të transferuar Iscon nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit, njofton Insajderi.

Mesfushori spanjoll nuk është më në planet e Zinedine Zidanes dhe pritet të largohet nga Los Blancos në muajin e ardhshëm.

Isco ka kohë që po e kërkon largimin nga Real Madridi, pasi minutazha e tij te madrilenët është shumë e vogël.

Fantazisti është cak i klubeve nga Evropa, mirëpo Arsenali deh Evertoni e duan me ngulm transferimin e tij.

Carlo Ancelotti e dëshiron transferimin e Iscos, pasi e njeh shumë mirë që nga koha te Real Madridi.

Në anën tjetër, Mikel Arteta po tenton që të përforcojë skuadrën e tij, pas stratit tejet të dobët në këtë pjesë të parë të sezonit.

Real Madridi do e lejonte largimin e Iscos vetëm nëse ndonjëra nga skuadrat paguan rreth 70 milionë euro./Insajderi.com