Arsenali e kërkon ish-talentin e Manchester United

Arsenali e kërkon ish-talentin e Manchester United

Arsenali ka nisur luftën me Tottenhamin për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, bën të ditur “The Sun”.

Arsene Wenger është duke menduar që të ofrojë Alex Oxlade-Chamberlain dhe Carl Jenkinson si pjesë të marrëveshjes, ose të paguajë çmimin që besohet të jetë rreth 30 milionë funte.

Për të arritur deri te shërbimet e ish lojtarit të Manchester Unitedit, “Topçinjtë” duhet të përballen me Tottenhamin, të cilët monitorojnë lojtarin tash e një kohë.