Arsenali triumfon ndaj Crystal – Mustafi realizon [video]

Arsenali triumfon ndaj Crystal – Mustafi realizon [video]

Me golat nga Alexis Sanchez dhe Shkodran Mustafi, Arsenali i është rikthyer fitoreve.

“Topçinjtë” kanë fituar derbin londinez me rezultat 2 me 3 nën dritat e stadiumit Selhurst Park kundër Crystal Palaces mbrëmjen e sotme (e enjte), shkruan portali arbresh.info.

Pas barazimit në dramën 3 me 3 ndaj Liverpoolit, skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka arritur të regjistrojë tri pikë të plota për të vazhduar garën tashmë të fortë në Premierë Ligë për të përfunduar në top katërshe.

Me golin e realizuar nga Shkodran Mustafi, gjiganti nga Londra Veriore kaloi në epërsi pas vetëm 25′ minutave lojë. Mustafi shënoi nga afërsia golin e tij të dytë brenda këtij sezoni në Premierë Ligë.

Sidoqoftë, nikoqirët arritën të barazojnë rezultatin menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Djelmoshat e Roy Hodgsonit arritën të shënojnë për 1 me 1 në minutën e 49′ të ndeshjes përmes Andros Townsend pas asistimit nga Wilfried Zaha.

Pas më shumë se një ore lojë, Alexis Sanchez shënoi dy gola të njëpasnjëshme për 1 me 3. Alexandre Lacazette ishte asitues i golit të parë nga sulmuesi kilian në minutën e 62′, por 29-vjeçari shënoi sërish në portën e Julian Speronit vetëm katër minuta më vonë pas super asitimit nga Jack Wilshere (66’).

Derbi londinez mori një kthesë tjetër kur James Tomkins shënoi për 2 me 3 (89’), gol që ngjalli shpresat e tifozëve mysafirë por “Topçinjtë” nuk u dorëzuan pavarësisht presionit të madh.

https://twitter.com/DammitArsenalxx/status/946478658293612544