kanë zhvilluar një takim me kosovarin Granit X" />

Arsenali vendos sot për incidentin e Xhakës me tifozët

Arsenali vendos sot për incidentin e Xhakës me tifozët

Drejtori teknik i Arsenalit, Edu dhe trajneri Unai Emery, kanë zhvilluar një takim me kosovarin Granit Xhakën, pas incidentit gjatë takimit me Cyrstal Palace, ku Arsenali nuk arriti të marr më shumë se një pikë nga kjo përballje.

Temë diskutimi mes trajnerit, drejtorit teknik dhe kapitenit të skuadrës, ka qenë reagimi i Xhakës ndaj tifozëve të cilët e fishkëllyen atë.

Megjithatë sot pritet që Arsenali të dalë me një komunikatë zyrtare për incidentin mes Xhakës dhe tifozëve.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 61-të nga trajneri Emery, ndërsa tifozët e fishkëllyen atë.

Reagimi i Xhakës ishte i ashpër duke i ofenduar ata, ndërsa menjëherë shkoi në zhveshtore për mos t’u interesuar fare për ndeshjen.

Reagimet kanë qenë të shumta, me shumë analistë dhe ish-futbollistë të Arsenalit që kanë sugjeruar se Xhaka duhet që sa më shpejtë të kërkojë falje, ndërkaq atij duhet medoemos t’i hiqet shiriti i kapitenit.