fbpx

Arsenali i Xhakës kualifikohet si e para në grup – barazon PSG [video]

Arsenali ka përfunduar e para në Grupin I të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, me 14 pikë të grumbulluara pas gjashtë takimesh, duke e kaluar PSG-në në renditje, pasi skuadra parisiene barazoi 2-2 në shtëpi ndaj bullgarëve të Ludogorets.

Arsenali i Xhakës kualifikohet si e para në grup – barazon PSG [video]

Tre gola të Lucas Perez dhe një nga Alex Iwobi i sollën fitoren e thellë prej 4-1 Arsenalit ndaj Baselit si mysafir. Fitore kjo që e kualifikon si të parën e grupit skuadrën e Arsene Wenger, për në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Për Baselin golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Seydou Doumbia, raporton Insajderi.

Në këtë takim nga 90′ minuta zhvilluan të dy vëllezërit Xhaka, Taulanti për Baselin dhe Graniti për Arsenalin. Kjo ishte përballja e katërt në karrierë ndaj njëri tjetrit për shqiptarët nga Kosova. Më parë ata ishin përballur në ndeshjet: Basel-Grasshoppers, Shqipëri-Zvicër dhe takimin e parë Arsenal-Basel.

Ndërsa PSG barazoi 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në Paris ndaj Ludogoretsit. Golat për vendasit i shënuan Di Maria dhe Cavani, ndërsa për skuadrën bullgare shënuan Misidjan dhe Wanderson.

Shorti për fazën e dytë të Ligës së Kampionëve hidhet të premtën në Nyon të Zvicrës. /Insajderi.com 

http://www.dailymotion.com/video/x54k218_all-goals-hd-fc-basel-1-4-arsenal-06-12-2016-hd_sport