Arsyeja banale pse Kuvendi po dështon ta miratojë komisionin për gylenistat

Arsyeja banale pse Kuvendi po dështon ta miratojë komisionin për gylenistat

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u diskutua rreth procedurave të themelimit të komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në mënyrë që të zbardhën rrethanat e rastit të 29 marsit.

LDK ishte iniciator për krijimin e këtij komisioni, i cili do të përbëhej nga 11 anëtarë, derisa sot kërkoi që të hyjë në rend dite.

Pavarësisht debateve të nxehta, dhe faktit që u provua dy herë që ky komision të hyjë në rend ditë, deputet nuk e arritën këtë.

Këtë e konfirmoi vetë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pasi ai tha që nuk ka korum në Kuvend që të hyjë kjo pikë në rend dite, pra deputetet – të zgjedhurit e popullit nuk janë të pranishëm në Kuvend për krijimin e këtij komisioni.

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-telenovele-me-turq-2

/Insajderi.com