
Kolumbia shkatërroi të mërkurën mbetjet e një ure që u rrëzua pjesërisht më parë gjatë vitit. Ura Chirajara ndodhet në rrugën që lidhë Bogotën me qytetin e Villavicencio.
Rreth 200 kg eksplozivë, 3.000 metra kordon detonues dhe 30 lëndë plasëse janë përdorur gjatë shpërthimit.
Shpërthimi shkoi pa probleme sipas njërit prej ekspertëve në vendngjarje, Willian Valencias.
Ura Chirajara, e cila ishte në ndërtim e sipër, u rrëzua më 15 janar duke vrarë nëntë punëtorë.
Pas hetimeve u arrit në përfundimi se dizajni shkaktoi tragjedinë.