Arsyeja prekëse pse strehimoret e fëmijëve quhen S0S fshatra

Arsyeja prekëse pse strehimoret e fëmijëve quhen S0S fshatra

Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve është aktualisht aktive në 132 vende dhe territore. 438 SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe 346 SOS ‘Youth Facilities’ ndihmojnë më shumë se 60,000 fëmijë dhe të rinjë në nevojë, me një shtëpi të re. Një e tillë është edhe në Kosovë

Por si dhe pse u krijuan këto fshatra dhe nga kush:

Herman Gmeiner ishte një filantropist, humanist dhe pedagog i shquar austriak dhe themelues i SOS Fshatrave te Fëmijëve. I lindur në një familje të madhe fermerësh në Vorarlberg (tani në Austri), Gmeiner ishte një fëmijë i talentuar dhe fitoi një bursë për të ndjekur mësimet në gjimnaz.

Nëna e tij vdiq kur ai ishte ende një djalë i vogël dhe motra e tij më e madhe, Elsa mori për detyrë të kujdesej për vëllain më të vogël.

Duke qenë se edhe ai vet i kishte përjetuar tmerret e luftës si një ushtar në Rusi, ai u përball me izolime dhe vuajtje të shumta të luftës, me fëmijët jetimë dhe fëmijët e rrugës, si një fëmijë i një punëtori të mirëqenë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në bindjen e tij që ndihma kurrë nuk mund të jetë efektive për aq kohë sa fëmijët duhet të rriten pa një shtëpi të tyre, ai ishte i vendosur për zbatimin ides së tij për SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Nga viti 1985 si rezultat i punës së Herman Gmeinerit, kishte një total prej 233 SOS Fshatrave të Fëmijëve në 85 vende të botës. Në shenjë mirënjohjeje ndaj shërbimeve të tij për fëmijët jetimë dhe të braktisur, Gmeiner mori edhe çmime të shumta dhe u nominua disa herë për Çmimin Nobel për Paqe.

Megjithatë, ai gjithmonë e theksonte se ajo ishte vetëm në sajë të mbështetjes së miliona njerëzve të cilët e kishin ndihmuar. Herman Gmeiner vdiq në Innsbruck në vitin 1986. Ai u varros në SOS Fshatin e Fëmijëve në Imst. /Gazeta Metro