Arsyeja pse Kadri Veseli nuk lejoi që në seancë të mbahet një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Arsyeja pse Kadri Veseli nuk lejoi që në seancë të mbahet një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur pas orës 10:00, në fillim të saj deputeti i Nismës, Milaim Zeka, propozoi që të mbahet një minut heshtje për veprimtarin Ukshin Hoti. Kjo kërkesë erdhi për shkak të përvjetorit të Hotit.

Por, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kjo kërkesë nuk mund të reazliohet.

“Nuk guxojmë me mbajt heshtje për njerëzit që janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre”,tha Veseli.

Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por dhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.

Prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë.

Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në orën 16:00 në Institutin Albanologjik mbahet tryezë përkujtimore.