Arsyeja pse Serbia nuk e dëshiron Kosovën në organizatat ndërkombëtare

Arsyeja pse Serbia nuk e dëshiron Kosovën në organizatat ndërkombëtare

Serbia është e gatshme të nisë procedurat për të marrë statusin e anëtares me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), ka thënë ministri i Jashtëm i saj, Ivica Daçiq, i cili s’ka mundur pa përmendur se Kosova është vëzhguese në te dhe se është kundër anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, meqë Serbia “është kundër politizimit të tyre”.

Sipas FoNet-it, Daçiq derisa ka përmendur statusin e Kosovës në OIF, ka thënë se “nuk është qëllim, as dëshirë e Serbisë izolimi i kujtdo”, porse është kundër politizimit të punës së organizatave ndërkombëtare qoftë OIF, UNESCO dhe gjithë sistemi i OKB-së.

Jemi fuqimisht të përkushtuar për dialogun midis Beogradit e Prishtinës, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Mbështesin që Prishtina të marrë pjesë në punën e nismave të shumta rajonale e ndërkombëtare, por me status neutral dhe në përputhje me Rezolutën e KS të OKB 1244, citohet të ketë thënë Daçiq, transmeton Koha.net.