Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se në burgun në Bielefeld, në mëngjesin e të martës, një i burgosur kosovar është gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Kosovari ishte vetëvrarë duke u varur me çarçafë në dollap, ndërsa një herë nuk dihej arsyeja që mund ta kishte quar në kryerjen e aktit.
Mediumi gjerman, Bild.de, ka raportuar se nxitës të vetëvrasjes mund të kenë qenë një gjykim familjar në ditën e vetëvrasjes. Kjo, sipas tyre, mund të ketë qenë për shkak të divorcit.
I ndjeri 41-vjeçar, ishte duke vuajtur dënimin nga 24 maji i këtij viti për dy vepra penale: shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje.
Vuajtjen e dënimit ai do ta mbaronte në dhjetor të vitit 2019.
Siç raportojnë mediat i ndjeri me ndihmën e çarçafit të prerë në shirita, është varur në dollapin e qelisë ndërkohë që masat e marra për ndihmë kanë qenë tepër të vonuara.
Kosovari, sipas drejtorit të burgut, kishte qenë agresiv, por ndaj të tjerëve. Sipas tyre nuk kishte treguar shenja depresioni apo vetëvrasëse. /Insajderi.com