Arsyetimi i Haradinajt për vonesat në krijimin e institucioneve

Arsyetimi i Haradinajt për vonesat në krijimin e institucioneve

Përmes një konference ku ka prezantuar disa prej kandidatëve të AAK-së për kryetarë komunash, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka folur edhe për vonesën e krijimit të institucioneve.

Lidhur me vonesat e deri tashme, ai tha është bërë një koalicion ‘habitës i konsultave dhe takimeve’ por që sipas tij, shumë shpejt do të themelohen institucionet e vendit.

“U bë një koalicion habitës i konsultave dhe takimeve por arsyeja pse mori më shumë kohë është sepse ishim të interesuar për një bazë më të gjërë. Besoj se nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të fitllojmë me punë. Do të vjen shumë shpejt në afat kohor, duhet të kemi një qartësi politike.Duhet të votohet Kryetari i Kuvendit pastaj qeveri”, ka thënë Haradinaj.