Deputetja e PDK-së, Flora Brovina sot publikoi një fotografi ku sipas saj, shihen ushtarët serbë teksa e dhunojnë një grua kosovare" />

Arsyetimi i deputetës së VV’së që e shpiku reagimin e familjarëve për fotografinë e publikuar nga Brovina

Arsyetimi i deputetës së VV’së që e shpiku reagimin e familjarëve për fotografinë e publikuar nga Brovina

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina sot publikoi një fotografi ku sipas saj, shihen ushtarët serbë teksa e dhunojnë një grua kosovare. Mirëpo, kjo fotografi ka ngjallur dyshime pasi gjendet edhe nëpër faqe të filmave për të rritur.

Ndërkohë në seancën e Kuvendit reagoi deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci duke thënë se familjarët po kërkojnë që kjo fotografi të largohet nga mediat.

Në një prononcim për lajmi.net, Bogujevci ka thënë shkurt se e kishte fjalën për familjarët e të gjitha viktimave të dhunës seksuale e jo të rastit në fjalë.

Theksojmë se fotografia e njëjtë e publikuar nga Brovina me vite të tëra qarkullon në media botërore dhe në sajte pornorgrafike.