Arsyetimi i Kusari-Lilës për humbjen në Gjakovë

Arsyetimi i Kusari-Lilës për humbjen në Gjakovë

Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për shantazh ndaj qytetarëve të Gjakovës për vota në balotazhin e 19 nëntorit.

Ajo nuk do të mbajë edhe një mandat pasi është mundur nga Ardian Gjini, që mori 53.49 për qind të votave.

Për KTV-në, Kusari-Lila ka thënë se AAK dhe Gjini kanë shantazhuar qytetarët me libreza për veteranë si dhe ka shtuar se Gjini “nuk do të udhëheqë me Gjakovën, por prapa tij është një grup tjetër i cili i kontrollon”.

“Ka qenë një përqindje jo shumë e lartë, por që ka reflektuar në numrin më të vogël të votuesve. Në vitin 2013 kemi pasur 45 mijë votues tash 41 mijë votues. Kjo reflektoi në rezultat, votat qëndrojnë, por mospjesëmarrja e një numri të konsideruar të qytetarëve në zgjedhje ndikoi. Kanë qenë evidente kushtëzimet me veteranët. Ka qenë absurde përpjekja për ta mundur një inicativë të re si Alternativa”, ka thënë ajo.