Arti i humbur i koncetrimit: Dekoncetrimi në botën digjitale

Arti i humbur i koncetrimit: Dekoncetrimi në botën digjitale

Ne i kontrollojmë telefonat tonë çdo 12 minuta, shpesh menjëherë pasi zgjohemi. Si shprehi rutinore është shumë e rrezikshme për shëndetin mendor, prandaj duhet mësuar të ndalemi.

Është shumë e vështirë ta paramendojmë jetën para se bota personale dhe profesionale të jetë dominuar nga ‘smartphone’ dhe mjetet tjera që na bëjnë më të qasshëm dhe në të njejtën kohë na dekoncetrojnë dhe na shqetsojnë çdo sekondë të ditës.

Fragmentimi i ri i kohës në këtë mënyrë, tashmë është bërë normalitet ndaj të cilit jemi përshtatur lehtë.

Mirëpo çdo ditë e më shumë ekspertë të ndryshëm na thonë që këto shprehi ndikojnë dëmshëm në aftësinë tonë për tu koncetruar.

Dihet që ndërprerjet ndikojnë në koncetrim. Në një studim të bërë në 2005, në institutin e Psikiatrisë në London, është analizuar se si këto ndërprerje ndikojnë thëllësisht tek njerëzit. Ndërprerjet prej emailit dhe telefonatave ndikojnë në një rënie prej 10 pikësh në IQ e personave të anketuar. Më shumë se gjysma e 1,100 participantëve thanë që ata gjithmonë i përgjigjen një emaili sa më shpejt që munden, përderisa 21% pranuan që ata e ndërpresin edhe mbledhjet në raste të tilla. Ndërprerjet e vazhdueshme kanë efektin e njejtë si një natë pa gjumë.

Nicholas Carr, në librin e tij The Shallows tregon: “Dikur ishte e lehtë të përhumbesha në libra apo artikuj të gjatë. Mendja ime thellohej në përshkrimet apo ndryshimet e argumenteve dhe unë kaloja orë të tëra duke lexuar pasazhe të gjata. Tani nuk është njejtë, koncetrimi fillon të bie pas dy apo tre faqesh. Leximi i thellë që përpara më vinte natyrshëm është shëndrruar në vështirësi.”

Aftësia për tu koncetruar e bënë jetën më të lehtë e më pak stresuese dhe ndikon në produktivitet. Për të ndryshuar këtë shprehi, duhet ndalur dhe menduar se çka e saboton koncetrimin dhe menjëherë të ndërmirren hapa për të ndryshuar.

Kjo do të thotë të bëhemi më të vetëdiciplinuar lidhur me përdorimin e mediave sociale, çka ka rëndësi jetike lidhur me shprehitë dhe shëndetin mental.