
Përpara seancës plenare, ku pritet ndër të tjera të votohet edhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, artistët dhe shoqëria civile janë mbledhur në protestën e paralajmëruar përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Aktori Neritan Liçaj tha: “Po flasim për një vepër të mirëfilltë korruptive dhe penale që po i bëhet pronës publike”.
Ndërkohë, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në lidhje me seancën e sotme plenare dhe çështjen e shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, deputetët e opozitës kanë mbërritur tashmë në seancën plenare.