Kur Mauritzio Cattelan u paraqit me veprën e tij artistike të quajtur “Comedian”, ku paraqitej një banane e ngjitur për mur me ngjitës, në festivalin e artit Art Basel Miami, bota e përqeshi gjatë.
Mirëpo, tani miku i tij dhe kolegu Damien Hirst thotë se tentoi të blejë për 120.000 dollarë këtë vepër artistike (një version i së cilës është ngrënë tashmë nga një artist performues) mori një jo si përgjigje, raporton Dazed, shkruan Insajderi.
“Isha shumë i dëshpëruar për të blerë veprën “Comedian” nga Maurizio Cattelan, sepse e dua shumë”, shkroi Damien në Instagram.
“E pyeta mikun tim dhe kuratorin Francesco Bonami të pyes Maurizion nëse mund të i thoshte A.P. që ai të ma shes, ose të bëj një tjetër speciale për mua? U ofrova të shkëmbej ndonjë vepër timen. Por ai tha jo!”
Sidoqoftë miku i tij Bonami vendosi të bëj vetë një vepër arti si ajo që ishte magjepsur Hirst dhe ia dhuroj atij. “Bananja tani gjendet në murin tim dhe është e kthyer në anën e kundërt prej veprës së Maurizios. Faleminderi Francesco, ndoshta tani duhet të thërras Francesco Bananami?”
I pyetur se pse ai e pëlqen këtë vepër kaq shumë, Hirst u përgjigj: “Sepse pas të gjithave që kemi parë në art, arrin të shokojë dhe të mërzisë, e mua kjo vepër më bën të qesh”.
Hirst ka premtuar që do të ndërrojë bananen secilën javë, sipas instruksioneve të Catellan dhe të hajë të vjetrën./Insajderi.com