fbpx

Artisti kosovar që do marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Paris

Artisti kosovar që do marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Artit në Paris

Kosova këtë vit do të jetë pjesë e FIAC – Panairit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Paris, i cili do të mbahet nga 19 deri më 22 tetor.

30-të shtete do të dërgojnë artistët e tyre në këtë organizim të madh që mbahet në Grand Palais. Gjithsej 192 galeri nga këto shtete do të jenë pjesë e këtij panairi.

Kosova merr pjesë për herë të parë në këtë organizim, gjegjësisht është galeria LambdaLambdaLambda nga Prishtina e cila do të jetë pjesë e panairit.

LambdaLambdaLambda do të jetë pjesë e sektorit Lafayette, program që i ndihmon galeritë e reja, të cilat ndihmojnë qytetet në të cilat funksionojnë.

Siç merr vesh KultPlus, ende jo zyrtarisht, Dardan Zhegrova mund të jetë artisti i përzgjedhur si pjesëmarrës nga galeria e cila po përfaqëson Kosovën.

Jo shumë kohë më parë, LambdaLambdaLambda prezantoi artistin Dardan Zhegrova në Art Basel.

Ndërsa në maj të këtij viti, Zhegrova kishte marrë pjesë në njërën prej ekspozitave më të mëdha, arteBa, që mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Atje punimet e Zhegrovës ishin vlerësuar shumë lartë dy herë, një herë ishte cilësuar si njëra ndër më madhështoret.

Disa prej galerive tjera që prezantohen në panairin e Parisit janë Bernhard, SCHLOSS, Experimenter, Gypsum, Maisterravalbuena e galeri tjera.