Artistja kosovare që mahniti amerikanët me fustanin e kuq

Artistja kosovare që mahniti amerikanët me fustanin e kuq

Aktorja kosovare, Hana Noka e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë artistja e parë nga Kosova cila ka marrë pjesë në festivalin më të madh të modës në Amerikë.

Në 9-vjetorin e festivalit të filmit ndërkombëtar të modës “La Jolla”, i cili u mbajt më 19 deri më 21 korrik” në Californi, Hana Noka është paraqitur me filmin e saj “Hana”, e cila ka qenë e nominuar në tri çmime, atë të Kinematografisë më të mirë, skenari më i mirë dhe muzikën më të mirë, shkruan Insajderi.

E në natën finale aktorja mori vëmendjen e të ftuarve dhe gazetarëve me paraqitjen e saj.  Ajo kishte veshur një fustan të kuq me shkëlqim i punuar nga kreatorja kosovare, Igballe Breznica.

Fustani i aktores Noka ka qenë i gjatë, me një pëlhur të kuqe mbi supe ndërsa kishte vendosur një qafore me simbolin e shqiponjës. /Insajderi.com