“As andej, as këndej” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

“As andej, as këndej” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

“As andej, as këndej” e Teatrit të Kumanovës, në regji të Kastriot Abdylit, më 13 prill, me fillim prej ora 20:00, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në shfaqje luajnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi.

Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë Ilir Ajdini, sipas veprës së autorëve Bojan Trifunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski. Muzika është realizuar nga Burim Ramadani dhe Funda Ali, kurse skenografia nga Ardian Kadriu.

“As andej, as këndej”, pasqyron realitetin aktual, ku shumë persona për shkaqe sociale marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Situata zhvillohet në mes Ilirit dhe Bekimit të cilët kishin marrë rrugën për të migruar në Amerikë. Ilir kthehet në Maqedoni pas 18 vjetësh, pasi që i shfaqen problemet familjare në Amerikë. Përjetimet dhe rrjedhat e ngjarjes për publikun do të shfaqet nëpërmjet situatave komike dhe dramatike.