As Trump dhe as Macron, kush është lideri botëror më i ndjekur në Instagram?

As Trump dhe as Macron, kush është lideri botëror më i ndjekur në Instagram?

Udhëheqësi më i ndjekur botëror në Instagram është kryeministri indian Narendra Modi, me 14.8 milionë ndjekës.

Pas tij është presidenti indonezian Joko Widodo, me 12.2 milionë pasues, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me 10 milionë.

Papa Françesko është në vendin e katërt me 5.7 milionë ndjekës.

Pas sovranit të Vatikanit është Mbretëresha Rania e Jordanisë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe profili i Shtëpisë së Bardhë, të cilët ndiqen nga më shumë se 4 milionë pasues.

Në vendin e tetë ndodhet familja mbretërore, e cila i ka rritur ndjekësit e saj 570 mijë më 19 maj 2018, dita e #RoyalWedding midis princit Harry dhe Meghan Markle.

Ndër evropianët, pas familjes mbretërore britanike, më i ndjekuri është presidenti francez Emmanuel Macron (1.2 milionë ndjekës) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (763 mijë).

Renditja përfshin vetëm krerët e shtetit dhe qeverisë.