Asamblisti i VV-së akuzon Shpend Ahmetin për koalicion të fshehtë me PDK-në

Asamblisti i VV-së akuzon Shpend Ahmetin për koalicion të fshehtë me PDK-në

Me akuza nga VV-ja në drejtim të PSD-së, ka filluar mbledhja e tetë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Duke folur për thirrjen e mbledhjes vetëm dy ditë pas mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa dhe futjen e projektpropozimit për buxhetin e vitit 2019 në rend të ditës, asamblisti i VV-së Egzon Azemi ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka lidhur koalicion të fshehtë me PDK-në.

“Numrat i keni jeni në koalicion në PDK-në, s’di pse po veproni kështu. Kryetari më shumë kohë harxhon duke qëndruar jashtë duke bërë pazare me Blerandin (Stavilecin) sesa në sallë. Të gjitha sulmet politike në komunë po i bën t’i Shpend,” ka thënë Azemi.

Ndërsa Ahmeti e ka ftuar Azemin që të shkojë në zyrën e kryetarit për të diskutuar çdo problem.

“Dera e kryetarit është e hapur, eja kur të duash. Eja takoje kryetarin”, i është përgjigjur Ahmeti.