Asgjësohen 350 kg nënprodukte të mishit të skaduar në Ferizaj

Asgjësohen 350 kg nënprodukte të mishit të skaduar në Ferizaj

Gjatë një aksioni të Inspektoratit Komunal të Ferizajt ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e afro 350 kg nënprodukte të mishit.

Këto produkte sipas njoftimit nga komuna  janë kapur në një mjet transportues që po qarkullonte në territorin e Ferizajt për të cilën është njoftuar Inspektorati Komunal, të cilët menjëherë kanë dal në vendngjarje, kanë konstatuar gjendjen duke proceduar me konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie produkti.

Koordinatori i Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha me këtë rast është shprehur se do t`i shkojnë deri në fund këtij aksioni.

“Inspektorati Komunal është vënë në një dinamikë të jashtëzakonshme pune. Vazhdimisht jemi në monitorim të kushteve dhe cilësisë së produkteve që ofrohen në treg. Deri më tani kemi konfiskuar dhe asgjësuar një sasi të jashtëzakonshme të mishit dhe nënprodukteve të tij nga aksionet që kemi realizuar”, tha Berisha.