
Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal të përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë, që trafikonte sasia të mëdha droge në ishullin e Lesvos.
Prangat u janë kaluar tre shtetasve shqiptarë, me moshë 28, 33 dhe 36 vjeç, ndërsa një bashkatdhetar i tyre 42 vjeçar, që vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, është identifikuar si kreu i grupit.
Grupi e kishte filluar veprimtarinë prej të paktën pesë muajsh, me qëllim trafikimin e sasirave të kanabisit dhe më shumë të heroinës në tregun e ishullit.
Drogën e sillte nga Athina duke udhëtuar me traget, anëtari më i ri i gripit, me moshë 28 vjeç.
Mirëpo herën e fundit, automjeti që kishte mbërritur nga Pireu në portin e Lesvos, nuk arriti të shkonte në destinacion. Në një nga rrugët sekondare të ishullit mjeti që drejtohej nga 36 vjeçari e që kishte si bashkudhëtar edhe 33 vjeçarin, u ndalua nga policia në një nga rrugët sekondare.
Brenda mjetit u gjetën dy paketa që përmbanin 1,03 kliogramë heroinë.
Gjetë kontrollit në një banesë të braktisur që shërbente për fshehjen e drogë, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash prej 1.065 euro, 4 telefona celularë dhe 4 karta sim, si dhe një enë plastike me mbetje kanabisi.