Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”, policia jep detaje

Një mjet i dyshuar në “Bregun e Diellit”, Prishtinë është asgjësuar.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci.

Të dielën rreth orës 12:00 ka pasur dyshime për një mjet shpërthyes. /insajderi.com