Ashtu si emri: Torta e veçantë e ditëlindjes së Ajkës, Besi tregon pse e quajtën kështu

Ashtu si emri: Torta e veçantë e ditëlindjes së Ajkës, Besi tregon pse e quajtën kështu

Bes Kallaku dhe Xhensila u bënë prindër për herë të parë  para një viti, e ata dje festuan ditëlindjen e parë të  vajzës së tyre.

Xhensila dhe Besi kanë organizuar një festë më njerëzit e  tyre më të afërt për ditëlindjen e Ajkës.

Me anë të postimeve në Instagram, Xhensila ka zbuluar  pamje nga ambienti, por edhe tortën e veçantë e cila  është e bardhë ashtu sikurse qumështi, me një lopë, derën e një ferme dhe zbukurime të vogla shumë të lezetshme.

Për emrin e Ajkës, Besi është shprehur: “Vendosëm të të quanim Ajka. Babai yt i vogël mezi priste që Ija të zinte qumështin dhe fshehurazi ti vidhte ajkën, si shija më e mirë e fëmijërisë”.