Ashtu si në Kosovë edhe në Maqedoni të Veriut, tetë persona vdesin nga coronavirusi brenda 24 orëve

Ashtu si në Kosovë edhe në Maqedoni të Veriut, tetë persona vdesin nga coronavirusi brenda 24 orëve

Ashtu sikurse në Kosovë, edhe në fqinjin jugor, Maqedoni të Veriut, brenda 24 orëve të fundit tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, vetëm brenda një dite përveç tetë viktimave janë shënuar edhe 94 raste të reja me Covid-19, ndërsa 42 pacientë kanë rezultuar të shëruar plotësisht.

Ndonëse numri i rasteve të reja është duke shënuar ulje në këtë vend, më së shumti të infektuar edhe gjatë kësaj dite janë shënuar në kryeqytet, Shkup, dhe në vende të tjera kryesisht të banuara me shqiptarë.

Ndërsa, betejën me Covid-19 e kanë humbur dy persona nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, dy nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova. /Insajderi.com/