Asistentja shëndetësore që vdiç gjatë shpërthimit në Beirut u bë simbol i pikëllimit të Lebanonit

Asistentja shëndetësore që vdiç gjatë shpërthimit në Beirut u bë simbol i pikëllimit të Lebanonit

Të enjten i fejuari dhe familja e Sahar Fares i dhanë asaj dasmën që nuk e përjetoi kurrë. Një grup që performon muzikë romantike nëpër dasma përderisa miqtë dhe familja gjuanin oriz dhe petale trëndafili. Muzikantët të veshur në mënyrë festive, luanin muzikën tradicionale të dasmave përderisa zjarrëfikësit në uniforma bartnin arkivolin e saj të bardhë.

I fejuari i saj, Gilbert Karaan, qau përderisa i dha lamtumirën për herën e fundit të dashurës dhe e puthi, raporton The New York Times, shkruan Insajderi.

“Gjithçka që ti ke dashur e ke këtu përpos vetvetes në fustan të bardhë. Ti më ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka shije tash që ke shkuar,” tha ai.

Sahar Fares ishte një teknike shëndetsore 27 vjeçare, e cila është njëra nga 145 njerëzit që u vranë gjatë shpërthimit masiv në Beirut.

Secila vdekje është unike dhe tragjike por historia e saj theu zemrat për shkak të vullnetit të saj. Sahar ishte vajzë e një familje modeste dhe po arrinte të ngrihej në sistemin shumë mashkullor të Brigadës së zjarrëfikësve të Beirutit. Në kohën që ajo po mendonte të krijonte familje, ajo u varros.

Thuhet se vdekja e saj u shkaktua nga një depo e ammonium nitratit që ishte vendosur afër kufirit ujor, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për rrezikun. Kjo ka shkaktuar mërinë e njerëzve ndaj qeverisë dhe kërkesën që ata që ishin të përgjegjshëm të dënohen.

Në momenti e varrimi të Sahar bashkëqytetarët e saj po zienin nga dëshpërimi dhe mllefi.

Kryetari i Al Qaa, Bachir Mattar, tha :“Sahar është një mesazh për të rinjtë tanë që janë njerëz që sakrifikohen për kombin dhe humbasin gjithçka. Do të dëshiroja që të kishte një komb ku ia vlen të sakrifikohesh. Do të dëshiroja të kishim një shtet më të mirë.”

Në muajt e fundit para vdekjes, Fares kishte kursyer për të përgatitur shtëpinë e saj për martesë dhe për të blerë fustanin e dasmës, por si shumë banorë të tjerë të Lebanonit ajo pa se si kursimet e saj avulluan, duke humbur 80 përqind të vlerës.

Fares dhe i fejuari i saj Karaan, ishin krenar që i kishin shërbyer vendit të tyre./Insajderi.com