Askush si Sergio Ramos

Askush si Sergio Ramos

Me golin që shënoi ndaj Real Sociedad, kapiteni i Real Madrid tani ka 68 gola të shënuar në LaLiga.

Sergio Ramos është mbrojtësi me më së shumti gola në historinë e ligës spanolle, pasi arriti rekord kur shënoi kundër Real Sociedad.

Kapiteni ka shënuar 68 gola në LaLiga (66 për Real Madrid dhe 2 për Sevilla) duke kaluar Ronald Koeman me 67 gola.

Ramos, i cili ka gjetur rrjetën në secilën nga 16 sezonet e fundit të LaLigës, është mbrojtësi që ka shënuar në shumicën e sezoneve (Sanchís shënoi në 14 sezone dhe Larrazabal në 13).

/Insajderi.com/