Asnjë grup i armatosur nuk ka hyrë në Maqedoni nga Kosova

Asnjë grup i armatosur nuk ka hyrë në Maqedoni nga Kosova

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka demantuar raportimet e medieve se mbrënë më Maqedoni ka hyrë një grup i armatosur nga Kosova.

“Mbrëmë nuk kishte aksion policor, kishte prezencë më të shtuar të policisë, sepse rajoni i Kumanovës dhe i Shkupit ndodhen më afër  kufirit verior, ku kemi shpesh kalime ilegale të migrantëve,që për destinacion kanë Evropën”, ka thënë ai.

“Këto janë spekulime se ka hyrë ndonjë grup i armatosur nga Kosova.  Përfocimet policore kanë për qëllim të parandalojnë lëvizjen e emigrantëve”, është cituar Spasovski nga televizioni publik i Kosovës./Insajderi.com