Asnjë i vdekur dhe 148 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 148 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Asnjë viktimë nga Coronavirusi nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Faebook, ku tutje ka treguar edhe sa i përket rasteve të reja pozitive me këtë virus.

Sipas Zemajt, nga testimet rekord që është arritur të realizohen përbrenda një dite, 148 raste kanë rezultuar pozitive.

Ai tutje ka informuar se në secalin institucion duhet të ketë veprime në pajtim me ligjin dhe në ditët në vijim të ketë raportim për aktivitetet e ndërmarra për të parandaluar një valë tjetër të këtij virusi.

“Po ashtu, testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë. Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C”, ka shkruar tutje Zemaj. /Insajderi.com