Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit ne kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se 18 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive ka rënë në një mijë e 822.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë dy mijë e 595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës. /Insajderi.com