Asnjë i vdekur nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e fundit, në të cilin thuhet se edhe katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 467 testime.

Sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.514. Në total numri i rasteve aktive është 105.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293.693 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com