Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se 23 raste pozitive kanë rezultuar me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit kanë janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 120 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në dy mijë 380.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste dhe dy mijë e 243 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë 6 raste, Prishtinë 5 raste, Pejë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Fushë-Kosovë, Gjilan, Junik, Obiliq, Podujevë, Prizren dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com