Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Asnjë pacient nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 277 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në një mijë e 74.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës. /Insajderi.com