Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 5 raste të reja

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 5 raste të reja

Asnjë pacient nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se pesë raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e shtatë mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është dy mijë e 201.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 dhe dy mijë e 243 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com