Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, rritet numri i të shëruarve

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, rritet numri i të shëruarve

Asnjë person nuk ka vdekur as gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë qytetarë të testuar, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 133 mostra të kryera.

Në anën tjetër, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka shënuar rritje. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 108.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës. Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com