Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 3 raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 3 raste të reja

Asnjë vdekje nga Coronavirusi nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se tri raste të reja pozitive kanë rezultuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej një mijë e 105 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381. Në total numri I rasteve aktive është 158.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com