Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore 31 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej tre mijë e 12 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është tre mijë e 631.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste dhe dy mijë e 239 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com