Asnjë i vdekur nga COVID-19, shtatë raste të reja pozitive

Asnjë i vdekur nga COVID-19, shtatë raste të reja pozitive

Asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se shtatë raste të reja kanë rezultuar pozitive me Coronavirus nga gjithsej një mijë e 224 testime të kryera gjatë kësaj kohe.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292, ndërsa numri I rasteve aktive është 166.

Në 24 orët e fundit janë dhënë tre mijë e 501 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës. Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com